Ligji i “Nëpunësit” do ndryshojë sërish, Harito: Ja ku do të ndërhyhet
Tiranë- Brenda pak ditësh, qeveria do të propozojë të tjera ndryshime në Ligjin e Nëpunësit Civil, ligj i miratuar me konsensus nga mazhoranca e opozita në 2013.Ministrja për administratën publike, Milena Harito, në një intervistë për "Ora News" sqaron "shtyllat" mbi të cilat do të ndërhyhet“Ajo që duhet trajtuar është fakti se një pjesë e bashkive dhe komunave nuk do të ekzistojë më dhe duhet parë si duhet tajtuar rasti i këtyre personave. Ligji duhet të përcaktojë dicka, sot ligji aktual nuk përcakton asgjë. Ka disa çështje që lidhen me trupën e nivelit të lartë drejtuese, sa duhet të jetë përmasa e kësaj trupe drejtuese, bëhet fjalë pë rata që janë sekretarë të përgjithshëm, drejtorë të përgjithshëm. Disa janë të llojit teknik, psh fakti që departameni i administratrës është i shkruar me ligj që varet nga ministri i Brendshëm, në një kohë që kjo gjë nuk shkruhet ne ligj, shkruhet ministri përgjegjës për fushën e administratës dhe në këtë rast janë unë. Do të diskutohen kriteret e performancës”, tha HaritoPerformanca e administrtët publike, sipas ministrës është prioritare në kushtet kur Shqipëria ka marrë statustin e vendit kandidat.Por ndëkrohë që ndryshimet në ligj konsultohen me partnerët europiane, opozita është jashtë kuvendit, duke mbetur jaështë procesit“Ne e ftuam opozitën që të bëhej pjesë, pikërisht se është një ligj konsensual dhe do të dëshironim që opozita të ishte pjesë e këtij debati. Nuk pranoi të vijë në tryezën e diskutimeve, sigurisht tryeza mbetet e hapur”, u shpreh Harito.Një vit pas ardhjes në qeveri të së majtës, në gjykata janë çështjet e 400 të shkarkuarve që pretendojnë se janë larguar pa të drejtë nga puna.