Mungojnë Prokurorët, shtyhet seanca ndaj Frrokut, do dëshmonte Arben Ndoka
Tiranë- Ndërsa sot pritej dëshmia e Arben Ndokës, dëshmitarit kyç kundër të akuzuarit kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, Arben Frrokut, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën gjyqësore me kërkesë të grupit hetimor.Shkak është bërë mungesa e tre Prokurorëve, të cilët kanë njoftuar mospraninë e tyre përmes një shkrese drejtuar Prokurorisë. Mësohet se dy prej Prokurorëve që mungonin ishin në një seminar.Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, për arsye sigurie.Arben Ndoka, dëshmitari kyç, ka pretenduar më parë se e kishte a parë Frrokun në vendin e ngjarjes, natën që u vra kryekomisari Dritan Lamaj u deklarua i zhdukur më 30 korrik.Në seancën e 6-të gjyqësore, një shkresë e ardhur nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve konfirmon se janë humbur kontaktet me Ndokën.Avokati Genc Gjokutaj pati kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për klientin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjyqësore seancën e 30 korrikut. Sipas Gjokutaj, klienti i tij “ Arben Frroku po vuan padrejtësisht, dënimin në burg.”