Familja e 17 vjeçares së helmuar: Nuk pati inçest, u manipuluan faktet
Lezhë - Historia tragjike e adoleshentes 17- vjeçare në Lezhë, e cila u vetëhelmua, për familjarët e saj është një mister. Familja e saj ka siguruar raportin mjeko-ligjor që nuk fakton përdhunimin e vajzës sikurse deklaron policia.Ndonëse kanë kaluar 5 ditë, që kur Xhoana u vetëhelmua, ende familjarët akuzojnë Policinë se ka manipuluar faktet, madje ata shkojnë më tej kur thonë se raporti mjeko-ligjor që familja ka marrë në Tiranë tregon qartë se incesti nuk është faktuar.Ndërsa kërkon që bashkëshorti i saj të lirohet, nëna e Xhoanës, Valbona Mikrezvani, shprehet se beson në pafajësinë e të shoqit, pavarësisht dhimbjes për vdekjen e vajzës.Për ndonjë veprim të papërshtatshëm nga i ati, duket se Xhoana nuk është ankuar kurrë as tek vëllai.5 ditë më parë, Xhoana Mikrezvani denoncoi babain e saj Fatmirin se e ka përdhunuar dhe vetëm një ditë më pas ajo vrau vehten, duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
(Në foto: 17 vjeçarja e vetëhelmuar dhe e ëma e saj)Oranews.tv