Berisha, Spindelgger: Opozita, të heqë dorë nga bllokimi i kushteve të BE
Gjatë punimeve të Kongresit të XXI të PPE-së, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger.Kryeministri e falenderoi Spindelgger për mbështetjen dhe vendimin për dërgimin në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeut, për periudhën e festimeve të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Kryeministri, duke nënvizuar vlerën e jashtëzakonshme simbolike të armëve të Skënderbeut, e vleresoi këtë si një gjest shumë miqësor nga ana e Austrisë.Në takim, Zëvendëskancelari Spindelegger e cilësoi raport progresin e Komisionit Evropian në lidhje me Shqipërinë si shumë pozitiv dhe e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e palëkundur të Austrisë në procesin e vendimmarrjes për statusin kandidat dhe ne hapat e mëtejshëm për integrimin evropian. Ai theksoi se pavarësisht situatës së vështirë politike, Shqipëria dhe mazhoranca qeverisëse kanë bërë shumë përpjekje dhe ka arritur shumë në rrugën e modernizimit dhe integrimit.Kryeministri falenderoi për mbështetjen e qeverisë dhe parlamentit austriak dhe theksoi se pavarësisht rrugës me sfida që ndodhet përpara, qeveria shqiptare është e palëkundur në progresin e shpejtë drejt Basjkimit Evropian. Ai i cilësoi si te drejta kërkesat e KE për dhënien e statusit dhe u angazhua se mazhoranca do bëjë gjithshka të mundur që të përmbushë këto detyrime, por nënvizoi se për këtë është e nevojshme që opozita gjithashtu të heqë dorë nga bllokimi i ligjeve të kërkuara nga BE-ja.Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me forcimin e mardhënieve ekonomike dhe investimeve austriake në Shqipëri. Kryeministri siguroi Spindelegger se qeveria shqiptare është e gatshme të krijojë ambient sa më pozitiv për këto investime.Në takim u bisedua edhe për forcimin e mardhënieve midis dy partivë. Kryeministri ftoi përfaqsues të partisë së z. Spindelegger të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se sapo ka filluar fushata që do të cojë në mandatin e tretë të PD-së.Spindeleger u shpreh se qeveria e Kryeministrit Berisha ka arritur shumë gjatë këtyre dy mandateve dhe ka shumë për t`i treguar elektoratit, duke shpalosur një trajektore të sigurt të zhvillimit në të ardhmen.