Momente kritike për Rihannën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2013, 09:30
Rihanna ka publikuar së fundmi disa fotografi ku shihet duke tymosur një cigare e cila dyshohet të jetë marihuanë.Këto fotografi këngëtarja i ka përcjellë edhe me mesazhe të çuditshme e banale siç bënë ajo zakonisht.Ylli i hitit,'Diamonds', ka një histori të publikimit të këtyre lloj fotografish ku nxit dyshime se tashmë është thellë e zhytur në drogë.Madje, pak javë më parë, ajo u ndodh përballë një vorbulle komentesh negative të fansave të cilët komentonin se do të vdiste njësoj si diva e muzikës, Whitney Huston. Këtyre komenteve, Rihanna i'u përgjigjur ashpër madje edhe duke sharë disa nga fansat.