Eddie Murphy, në një rol të ri
Aktori me ngjyrë, Eddie Murphy, që nga viti 2006 ku dhe u nominua për çmimin Oskar ,nuk është shfaqur më me një film të tij hit, dhe për fansat imazhi i tij sikur po fillon të zbehet.Prandaj ai tani ka nevojë për një film hit që të shkëlqejë.Aktori do të përsërisë rolin e tij nga Beverly Hills Cop, por këtë herë për një seri televizive. Ai do të luajë rolin e babait të një polici të ri në këtë serial televiziv. Ky serial i është dhënë televizionit të njohur CBS.51vjecari Eddie, është në nevojë urgjente për një hit, pasi filmat e tij më të fundit të Hollivudit janë mbyllur si të jenë në një kuti.Emri i tij në këtë serial do të jetë Axel Foley.Murphy, ndërkohë është duke vepruar si producent ekzekutiv i serialit televiziv, Hills Cop Beverly, seri të cilat do të shfaqen më vonë këtë vit.