Shijon jetën e natës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2013, 13:23
Së fundi këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka shpërndarë disa foto ku shfaqet shumë e 'afërt' me modelen e bukur të Victoria's Secret, Cara Delevingne. Por mesa duket miqësia e tyre nuk është vetëm përpara kamerave dhe flesheve të aparateve fotografikë.Vetëm 4 orë pas mbërritje së saj nga Tajlanda, ku xhiroi videon më të re muzikore, Rita Ora ka shpejtuar t'i bashkohet jetës së natës dhe për këtë ka zgjedhur pikërisht shoqen e saj, Cara me të cilën është fotografuar duke u mbajtur dorë për dore teksa dilnin nga një klub nate në Londër.Si gjithmonë e veçantë në look-un e saj, kësaj radhe ajo që binte në sy tek Rita ishin syzet e çuditshme, të cilat kohëve të fundit ka filluar t'i përdorë gjithnjë e më shpesh.