Jennifer Lopez mahnitëse në promovin e filmit "Parker"

Bukuroshja e hollivudit aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez të enjten në mbrëmje ka qënë prezente në Las vegas,në eventin për promovimin e filmit të saj të fundit "Parker".Edhe pse 43 vjeçe ajo të mahnit me çdo prezencë të saj në skenë apo në tapetin e kuq dhe çdo ditë duket sikur rinohet.Veshja e saj në këtë promovim ishte perfekte, Jennifer kishte zgjedhur një fustan të bardhë që mbulonte trupin e saj deri në fund të këmbëve, por surprizën e kishte në pjesën e mbrapme të fustanit,i cili ishte rrjetë deri në fundshpinë,dhe rrjetë anësorë.Ky nuk është rasti i parë që Jennifer vesh një fustan të këtij stili pasi në Grammy Awards në vitin 2000 ajo ka pasur të veshur një fustan të këtij stili por ngjyrë tjetër.Këngëtarja ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj balerini Casper Smart,edhe pse ditët e fundit sipas New York Post  thuhet se Lopez në fillim të kësaj jave ka pasur një takim me ish bashkëshortin e saj Marc Antony në New York dhe në një nga dhomat e hotelit 'The Mark'.Një dëshmitar okular ka thënë se i ka parë shumë mirë dhe pas dy orësh qëndrim së bashku ka qënë Marc Antony,i cili ka dal i pari nga dhoma me kokën poshtë,duke pretenduar se nuk e ka njohur asnjëri.