Concert of "Guns N'Roses" in 3D
"Guns N'Roses" i janë bashkuar "U2", Katy Perryt dhe "Metallicas", duke i shndërruar në 3D, dymbëdhjetë paraqitjet e tyre në Las Vegas, vitin e kaluar.Shfaqja e këtij filmi, sipas bendit, do të bëhet në kinema e televizione dhe do të realizohet edhe në DVD, në fund të vitit. I quajtur "Appetite for Democracy", filmi në të cilin pasqyrohet koncerti i grupit të rockut legjendar është realizuar në teknikën tredimensionale nga kompania "Rock Fuel Media"."Nuk është ndjenja e njëjtë sikur të jesh në koncert, por është ndjenja e dytë më e mirë", ka thënë redaktorja e "Screen Daily', Wendy Mitchell. "Fakti se është në 3D sjell shumë më tepër sesa një filmim i thjeshtë i një koncerti", ka shtuar ajo. "Është shumë më tepër sesa ajo që ne kemi parë ose eksperimentuar në ndonjë eveniment, sidomos kur dihet se për ta parë duhet të shkojmë në kinema", ka shtuar ajo. Koncertet e realizuara në film janë bërë të shpeshta dhe mund të jenë përfitues. Në vitin 2008 këtë e kishte bërë grupi "U2". Sipas Mitchell, gjithmonë ka të interesuar për t'i parë këto. "Njerëzit duan t'i shohin ata derisa e tundin skenën të djersitur, edhe pse në moshë më të vjetër. Shumica e fansave të tyre, janë rritur me ta, kështu që nuk është e thënë të jenë perfekt", ka thënë Mitchell.