Polici kanibal, disa pjesë të chatit me shokun e tij
Në tetorin e kaluar, një polic 28 vjeçar i Departamentit të Policisë të Nju Jorkut, Glibert Valle III ose i njohur ndryshe sot në Amerikë si polici kanibal, u arrestua dhe u akuzua për "konspiracion për të vjedhur, gatuar dhe të hante" deri në 100 femra. Në gjyqin e të Mërkurës dje, prokurorët sollën "chate" shtesë që ai dhe një nga shokël e tij online kanibal, me pseuodinimin "Moody Blues" kishin bërë.Zoti Moody Blues si duket kishte më shumë eksperiencë se Valle, i cili akoma nuk kishte ngrënë ndonjë.Sipas New York Post, Moody Blues u mburr se kishte ngrënë një grua të zezë dhe një fëmijë të vogël. Ndërsa përgjigja e Valle ishte : Unë akoma nuk kam ngrënë ndonjë vajzë të bardhë. Mezi po pres.Pas asaj, Moody Blues ndau me të disa nga recetat e tij më të preferuara : "Unë gjithashtu vdes të pjek mese, lëre pastaj sikur të pjekësh të njomët".Gjithashtu ishin edhe këto rreshta :Moody Blues: "Po që se kapim ndonjë... dhe e mbarojmë mishin shpejt, a do doje të kapnim dikë tjetër?"Valle: "Po. Por besoj se do të na duhej të prisnim pak"Moody Blues :"Pse? Kapim diçka krejt ndryshe. Une dua shumë të ha një fëmijë tjetër".Moody Blues përshkruante edhe shijen e mishit të njeriut duke thënë se "nuk është tamam si mish derri, por shumë i shijshëm".Kjo duhet të ketë qënë një seancë shumë "normale" në atë gjykatë...