Rita: Kosova, fokusi kryesor në 2013-ën
Këngëtarja Rita Ora ka lindur në Prishtinë, por një vit më vonë u zhvendos me prindërit e saj në Londër, kur Sllobodan Millosheviç filloi persekutimin e shqiptarëve etnikë.Kështu shkruan "Yorkshire Evening Post", që ka realizuar një intervistë me Ritën, ku ajo ka theksuar punën e saj si ambasadore për Kosovën.Kosova tani është e pavarur, por është e dëmtuar nga varfëria, prandaj Ora është e përcaktuar për ta ndryshuar këtë."Unë mendoj se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për mua, por e rëndësishme për tëre botën, për të kuptuar se kur një vend si Kosova është i varfër dhe askush nuk është duke bërë diçka në lidhje me ketë, nëse ju mund të bëheni zëri i atij vendi, atëherë duhet atë bëni atë. Ky është fokusi im kryesor për vitin 2013" theksoi ajo.Ndërkohë, sot u konfirmua zyrtarisht, se Rita nuk do të mbajë koncert në Prishtinë në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, për të cilin i kanë bërë ftesë institucionet kosovare.Rita Ora nuk mund t'i përgjigjet kërkesës së qeverisë së Kosovës për shkak të turneut të saj dhe angazhimeve të tjera.Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi ka thënë se Rita Ora nuk do të ketë koncert në Prishtinë, për shkak të angazhimeve të saj. Por ministri ka premtuar se Rita do të mbaj koncert në Prishtine brenda këtij viti.