Kritikohet për veshjen

Rita Ora, ka marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, në sfilatën e Chanel, për koleksionin Pranverë-Verë 2013.Këngëtarja 22 vjeçare, u kthye në personazhet më të komentuara të ditës. Ajo është shfaqur në ngjarjen që zhvillohej në Grand Palais, me një kombinim rrobash që nga mediat britanike u cilësua si ''i çuditshëm" dhe "i gabuar".Rita tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, e veshur me një fustan të gjatë, me ngjyrë të bardhë, që ngjasonte me fustan nusërie, kombinuar me një xhaketë lëkure të kuqe dhe këpucë të zeza.Asaj iu sigurua një vend  prestigjoz, në rradhë të parë, krahas reperit Theophilus London dhe aktores franceze, Anna Mouglalis.Këngëtarja takoi edhe mikeshën e saj të afërt, modelen Cara Delevinge, e cila ka përshëndetur Ritën nga pasarela, ndërsa më pas kanë pozuar së bashku.