Rezidenca e re e familjes Beckham
Pas një kohe të gjatë kërkimesh, Victoria dhe David Beckham kanë gjetur një shtëpi luksoze, ku të jetojnë pas kthimit në Londër.Asgjë nuk është zyrtare, por ka shumë mundësi që familja Beckham do të rikthehet në Londër. Ata kanë gjetur edhe shtëpinë se ku do të jetojnë. Bëhet fjalë për një pronë moderne dhe luksoze, të cilën ia kanë marrë me qira stilistit, Touker Suleyman. Pas tetë javë kërkimesh, Victoria Beckham dhe bashkëshorti i saj kanë gjetur më në fund shtëpinë e përshtatshme. Rezidenca vëzhgohet 24 orë në 24 dhe përbëhet nga mure që nuk lejojnë asnjë lloj sulmi. E dizenjuar shumë bukur, plot xhama dhe me një stil ala "Muzeu Guggenheim", shtëpia të bën të ëndërrosh. Mbase ky vend tepër shik do e bëjë më në fund Victoria-n të gjejë paqen e kërkuar.