Këndoi për Obamën
Beyonce Knowles, ka kënduar Himnin Kombëtar Amerikan, para qindra mijëra njerëzve që morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Barack Obama.Në një skenë të ndërtuar enkas për këtë ngjarje, këngëtarja, e cila është një mbështetëse e madhe e Obamës, këndoi para kabinetit të Presidentit, ligjvënësve dhe publikut.Beyonce dhe burri i saj, Jay-Z, ishin përkrahësit kryesorë të fushatës së Obamës për t'u rizgjedhur President në zgjedhjet e Nëntorit të 2012-ës.Në ceremoninë që shënoi fillimin e mandatit të dytë të Obamës, këndoi edhe Kelly Clarkson.Ajo performoi këngën patriotike të SHBA-së "My country tis of Thee", që në inaugurimin e parë të Obamës, në vitin 2009, e kishte interpretuar legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin.