Rita mbetet po e njëjta

Fakti që Rita Ora është e lidhur me rrënjët e saja, nuk përbën më lajm.Ishte bërë e ditur që në fillimin e karrierës së këngëtares se pas mërgimit nga Kosova për në Londër, familja e tyre ka mbijetuar me një lokal, të cilin e mban përgjithësisht babai i saj, por edhe Rita dhe motra e saj kanë ndihmuar aty.Madje, Rita në intervista të ndryshme ka përmendur edhe faktin që ajo shpesh argëtonte klientët duke kënduar.Sapo u  kthyer nga Tailanda, Rita ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj në Londër, dhe me këtë rast ka vizituar edhe lokalin e babait të saj, nga ku ka publikuar edhe disa foto ku shihet duke shërbyer birrë. Në përshkrimin që ajo u bëri fotove tha se janë disa gjëra që kurrë nuk ndryshojnë.Rita sapo ka përfunduar xhirimet për klipin e saj të ri, i cili do të jetë në bashkëpunim me reperin e famshëm, Snoop Dogg