"Luftë macesh" në tapetin e kuq

Dy anëtaret e grupit "Pussycat Dolls", Ashley Roberts dhe Nicole Sherzinger, kanë zhvilluar një betejë stili në tapetin e kuq.Të dyja janë anëtare në juri të shfaqjeve për talente, por rivaliteti ka kulmuar sonte, gjatë kalimit para gazetarëve në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve "National Television Awards".Për fatin e keq të Nicole, shoqja e saj nga grupi, tërhoqi gjithë vëmendjen, duke e lënë atë në hije.Ashley dukej me stil dhe modeste, me fustanin e bardhë që kishte detaje interesante. Në anën tjetër, Nicole kishte veshur një fustan të zi, përzgjedhja e të cilit e la prapa në listën e veshjeve më të mira të mbrëmjes.