Paskal Milo nis rishkrimin e historisë, premton depolitizim

Tiranë - Përpiqet të vërë rregull jo vetëm në studion, por edhe në historinë e Shqipërisë.Paskal Milo që kryeson Komisionin e Rishkrimit të Historisë për ciklin shkollor parauniversitar, thotë se puna e parë që duhet bërë, është depolitizimi i historisë së shqiptarëve.“Ka një politizim ekstrem në tekstet të ndryshme të histrorisë, në përputhje me rrotacionin politik që ka ndodhur në Shqipëri në këto 20 vite. Është padyshim e nevojshme që tekstet e historisë dhe vetë hirtoria e shqipërtare e shekullit të XX në mënyrë sa më objektive” – deklaroi Milo.Komunizmi është periudha që veçanërisht kërkon më tepër objektivitet .“Quhet një periudhë e errët nga të gjitha pikëpamjet edhe në komunizëm Shqipëria ka ecur përpara, sepse po ta krahasojmë me ç’ka qënë në shumë drejtime, patjetër që ajo edhe gjatë periudhës së Komunizmit ka pasur zhvillim” - u shpreh Milo.Po ashtu edhe drejtimi i shtetit për 40 vjet nga Enver Hoxha.“Enver Hoxha ka qënë një përsonalitet i historisë shqiptare. Nuk mund të fshihet nga kujtesa e shqiptarëve dhe as në kujtesën historike, emri i tij. Se si do të vleresohet, kjo i takon njërëzve dhe historianëve, por ai nuk mund të zhbëhet me vullnet politik.E pranon se kjo deklaratë do të hapë debate, por ka ardhur koha sipas historianit, që 70 vjetori të mos i përçajë më shqiptarët.“Luftën Nacional-Çlirimtare e kemi pasuri kombëtare. 2000-2500 komunistë kishte Shqipëria në vitin 1944 në fund të luftës, ndërkohë që kishte rreth 70.000 luftëtarë. Pra luftën e bënë shqiptarët, komunistët patën meritën që e udhëhoqën”- tha Milo.Nga viti i ardhshëm, historia nuk do t’a njohë me as Ahmet Zogun si figurë të zezë, por as në glorifikim të tij nuk do të shkohet.“Fshihen gabimet e tij, krimet e tij, e mbi të gjitha braktisja që ai iu bëri shqiptarëve dhe atdheutt të vet, aq më tepër kur ai duhet të ishte aty” – u shpreh historiani.Sa për historinë e pas '90, Milo thotë se do shkruhet vetëm kronologjikisht, pasi emocionet mund t’i zënë vend objektitvitetit.