Përmbytje në Pakistan, rreth 170 persona humbin jetën
Rreth 170 persona kanë humbur jetën në Pakistan si pasojë e përmbytjeve të mëdha sot. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje masive, të cilat kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë ngritur në këmbë ushtrinë e Pakistanit.Operacionet e shpëtimit kanë nisur, por nivlei i ujit ëshët tejet i lartë, çka vështirëson punën e ekipeve të cilët po përpiqen të shpëtojnë sa më shumë jetë njerezish. Niveli i Lumit Chenab ka rritur frikën se do të shpërthejë dhe do të hyjë në brendësi të qytetit Hafizabad në krahinën e Punjab.Helikopterët e ushtrisë kanë arritur të shpëtojnë njërëzit që kishin mbetur të bllokuar në çatitë e shtëpive apo në pjesë të larta për t’i shpëtuar rrëmbimit të ujit.Më herët, gjatë javës Departamenti Meteorologjik në Pakistan paralajmëroi mot me shira të medha dhe vuri alarmin e përmbytjeve pasi parashikoi edhe fryrjen e lumenjve.Ndërkohë Kryeministri i Indisë Narendra Modi vizitoi zonën e Kashmirit, e cila ndodhet mes Pakistanit dhe Indisë, për shkak të përmbytjeve të mëdha.Përmbytjet më të rënda janë shkaktuar në 2010 në Pakistam, ku 20 milionë përsona u prekën nga dëmtime të mëdha.