Ukrainasit ndihen të pasigurtë, konflikti i gjatë ka sjellë problem të shumta
Banorët e Ukrainës janë të shqetësuar në lidhje me të ardhmen e tyre, pasi standardet e jetesës në vend kanë rënë në nivelë tejet të ulëta, si pasojë e konfliktit të armatosur në lindje të vendit.Situata në shumë qytete të Ukrainës është kritike për shkak të mungesës së ujit dhe energjisë. Furnizimi me gaz gjithashtu është zero si pasojë e konflikteve të vazhdueshme mes Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe rebelëve prorusë.Banorët e Kievit po përballen me një infrastrukturë të rrënuar si pasojë e mungesës së energjisë. Më shumë se gjysma e familjeve nuk kanë ujë të ngrohtë në rubinetat e tyre, pasi autoritettet lokale të kryeqytetit e kanë ndaluar një gjë të tillë fill pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz natyror.Një banore, e cila publikon vetëm emrin Oksana thotë se në lagjen e saj uji i ngrotë mungon prej muajsh.“Është e papërshtatshme të jetosh pa ujë të nxehtë. Unë kam blerë një ngrohës uji për të kryer shërbimet. Vajza ime merret me sport dhe e ka të nevojshme të bëjë dush çdo ditë”.Ajo tha se familja e saj po shpenzon më shumë se zakonisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe rritjes së çmimit të energjisë."Ne po përpiqemi të kursejmë, por është e veshtirë. Edhe pse jetojmë të dyja në këtë apartament të vogël, këtë muaj kemi harxhuar thuajse dyfishin e muajit maj, por kemi jetuar në standarde edhe më të ulëta”.Sipas Oksanës, e cila është pedagoge në një Universitet në Kiev, çështje të tilla si mungesa e energjisë kanë ndikuar edhe në karrierën e saj. Ajo thotë se tashmë si pasojë e mungesës së ngrohjes, pushimet e dimrit nga dy javë janë zgjatur me dy muaj si pasojë e temperaturave të ftohta dhe mungesës së ngrohjes. Kjo, detyrimisht çon në zgjatjen e vitit akademik.Përpos kësaj, si një nënë Oksana është shumë e shqetësuar edhe për vajzën e saj 15-vjeçare, pasi situata aktuale dhe konflikti vazhdueshëm premtojnë vetëm pasiguri.