Berisha në Kongresin e PPE, takime me lider europianë
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në punimet e ditës së parë të Kongresit Statutor të Partisë Popullore Europiane (EPP) që po zhvillohet në kryeqytetin rumun Bukuresht.Më herët kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta me ish ministrin italian Franco Frattini, zëvendës kancelarin dhe ministrin e jashtëm të Austrisë Spindelegger dhe kryeministrin e Finlandës zotin Jyrki Katainen.Kongresi në pjesën e parë të punimeve diskutoi raportet e presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të EPP-së, prezantimin dhe diskutimin e platformës së re të EPP, që e bën këtë grupim politik më tërheqës për te ardhmen europiane. Bazuar në vlerat dhe parimet që janë themeli i EPP, por mbi të gjitha duke venë një theks më të madh drejt qytetarëve europiane.Gjithashtu u diskutua dhe u votua mbi anëtarësimin e LDK-së të Kosovës në EPP. Kryeministri Berisha takoi liderin e LDK zotin Isa Mustafa dhe e uroi për këtë hap kaq të rëndësishëm për këtë parti. Nga ana e tij z. Mustafa e falenderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme të tij në EPP.