Braçe: Të nisë proçedura për shkarkimin e kryeinspektores Golemi
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjoni Braçe ka paralajmëruar që edhe ditën e hënë në axhendën e këtij komisioni do të jetë çështja e vjedhjes së BSH, arrestimi i Fullanit, shkarkimi i tij nga post ii Guvernatorit, por edhe shkarkimi i kryeinspektores Golemi.Në një postim në rrjetin social facebook, Braçe shkruan se do të nisin proçedurat edhe për shkarkimin e Inspektores së Përgjithshme të BSH, Elivar Golemi. Po ashtu pritet edhe propozimi i Këshillit Mbikqyrës për shkarkimin e Fullanit.“Komisioni i Ekonomise se Kuvendit nuk ka ndryshuar axhende;Të hënë,Pret të mbërrijë propozimi i Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise per shkarkimin e Guvernatorit Fullani. Pret të nisë proceduren për shkarkimin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së ShqiperisëGolemi. Do të dëgjojë ne seancen degjimore të lajmëruar një javë më parë anëtaret e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqiperise, Ermelinda Meksi dhe Adrian Civici. Degjësa ka ne thelb përmbushjen e detyrës së anëtarit të Keshillit Mbikqyres sipas përcaktimeve të bëra në ligjin Për Banken e Shqiperise"ex/oranews.tv/