Shkarkohet Fullani! 5 orët e Këshillit, komandon Gjonin në krye të Bankës
Tiranë- Plot 44 ditë pas bërjes publike të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikqyrës ka pritur prangosjen e Guvernatorit Ardian Fullani për ta shkarkuar.Vendim i u mor një ditë pas arrestimit të tij, në mbledhjen urgjente të thirrur mbrëmjen e djeshme, 6 shtator 2014.Kjo ishte një mbledhje emergjente, e cila nuk u bë në selinë qëndror të administratës, godina e Ish VEFA-s, në zonën e Pazarit të ri, por në disa ambjete të marra me qera nga banka një kompleks në “Rrugën e Dibrës, ku ishte dhe zyra e zv guveratores së parë Elisabeta Gjoni.Kjo mbledhje zgjati rreth 5 orë, forcat e policisë u kujdesën që e gjithë ky diskutim të mbetet me dyer të mbyllura, pa praninë e medias.Pas pritjes, Këshilli Mbikqyrës vendosi të mos ketë asnjë deklaratë nga vetë ata por qëndrimi i tij të përcillej medias me anë të një njoftimi për shtyp.Në orën 23.45 të mbrëmjes së 6 shtatorit anëtarët dolën jashtë ambjenteve të zyrës ndërsa në faqen zyrtare të BSH-së u publikua njoftimi:Këshilli mbikqyrës vendosia) t'i propozojë Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në bazë të nenit 47, pika 2, të ligjit "Për Bankën e Shqipërisë";b) konstatoi se mungesa e Guvernatorit nuk krijon vakum institucional në drejtimin e institucionit, në kushtet kur përcaktimet ligjore dhe nënligjore mundësojnë kalimin e qartë të kompetencave të tij tek Zëvendësguvernatori i Parë; Elisabeta Gjonic) shprehu mbështetjen e plotë për Zëvendësguvernatorin e Parë në marrjen e kompetencave për drejtimin ekzekutiv të bankës, dhe vlerësoi pozitivisht masat e marra prej saj për të siguruar vijimësinë normale të veprimtarisë operacionale të institucionit;Këshilli Mbikëqyrës, ka siguruar qytetarët, bankat dhe çdo insitucion tjetër se do të pëërbushet çdo vakum dhe se do të vazhdojë puna normalisht në insitucionin më të rëndësishëm financiar .Kujtese Në nëntor të vitit 2002 Shqipëria e ka kaluar një situatë të tillë. Dhame Pite u shkarkua nga detyra pasi u akuzua si përgjegjës për tenderin e kartmonedhave , pasi kishte shtuar disa elementë sigurie pa u konsultuar.Guvernatori i asaj kohe Shkëlqim Cani së bashku me zvguvernatorin e parë Fatos Ibrahimi ndodheshin në Ëashington, për këtë shkak kompetencat e drejtimit të Bankës i kaluan drejtorit të një prej departamenteve me eksperiencë më të gjatë , Marian Gjermeni, që drejtonte departamentin e operacioneve. Në këtë mënyrë Gjermeni mori kompentencat e Guvernatorit të Bankës.
(Në foto: Vendi ku u mbajt mbledhja e Këshillit Mikqyrës)