Beqiri: Vendimi i Këshillit Mbikqyrës, emergjent për Bankën

Tiranë - Duhet ndërhyrje emergjente nga ana e Këshillit Mbikqyrës, në mënyrë që Banka e Shqipërisë të kthehet në rifunksionim të plotë, ka deklaruar eksperti i ekonomisë Genti Beqiri. Ndërsa ka shtuar se Kuvendi ka një mundësi të rishikojë ligjin për funksionimin e BSH-së.Një ndërhyrje e shpëjtë ose një korrigjim i shpëjtë nga Këshilli Mbikqyrës dhe Kuvendi i Shqipërisë, me vendimet që duhet të marrin, do ta shpejtojë rifunksionimin e plotë dhe shokun psikologjik që mund të ketë ndodhur gjatë këtyre ditëve. Në mendimin tim më emergjente duhet të jetë vendimi që duhet marrë Këshilli Mbikqyrës sesa Kuvendi. Kuvendi me këtë rast ka mundësinë edhe të rishohë ligjin. Ligji mund të rishihet, mund të ketë ndoshta dhe asistencë të FMN-së. Nuk gjykoj që jemi në vitin ’92 apo ’94 që të kemi nevojë për asistëncë për çdo lloj formulimi ligji, por për rritur transparencën. Është një çështje e ndjeshme, për sa kohë që institucioni i BSH-së është një institucion i pavarur, për këtë arsye asistenca e faktorit ndërkombëtarë është e rëndësishmë për të rritur besueshmërinë” – tha Beqiri.Në një intervistë për RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Beqiri foli më tej  lidhur me arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si dhe për situatën edhe mbarëvajtjen e bankës pas arrestimit të këtij të fundit.Arrestimi i Fullanit nuk do të thotë fajësimArrstimi nuk do të thotë fajësim, por është nën hetim. Në bazë të ligjit ai nuk ushtron funksionet e plota, për pasojë i takon Këshillit Mbikqyrës të mblidhet dhe të vendosë se çfarë do të bëjë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave duhet të plotësojë numrat e tjerë të Këshillit Mbikqyrës, përveç Guvernatorit, që të paktën Këshilli të ketë numrin maksimal të mundshëm. Është i mundur edhe ndonjë korrigjim i ligjit të funksionimit aktual të Bankës së Shqipërisë, ligj që për mendimi tim është disi i vjetër, pasi është aprovuar në ’97 dhe ka hyrë në fuqi në ’98. Duhet rishikuar dhe për të parë dhe këto situatat e reja.Guvernatori i BSH duhet të jetë larg politikësGuvernatori duhet të jetë sa më pak i ndikuar nga politika, i paatakuar me politkën parë në vëmendjen qoftë publike qoftë të mediave. Për sa kohë është një institucion i pavarur, për sa kohë Guvernatori udhëheq një institucion kaq të rëndësishëm duhet t’i qëndrojë sa më larg syrit të bashkëpunimit me politikën.Roli i Guvernatorit në BSH, jo i pazëvendësueshëmRoli i Guvernatorit është një rol shumë i rëndësishsëm në mirëfunksionimin e Bankës së Shqipërisë, por jo i pazëvendësueshëm. Funksionimin real e bën ligji. Një individ, qoftë në këtë rast apo qoftë në një rast tjetër, nuk do të cënonte Bankën e Shqipërisë.Situate në BSH, rrezik përkeqësimi për mbarëvajtjenNë këtë moment edhe për arsye që janë përmendur edhe në argumentat në të cilat është arrestuar Guvernatori. Kemi një ngerç, pasi nga 9-të anëtarë që ka Këshilli Mbikqyrës aktualisht, kemi 6-të. Guvernatori është në pamundësi për të ushtruar funksionin dhe aktivitetin e tij. Për pasojë ajo që shoh unë është mungesa e një Guvernatori të dytë, që kishte kohë që nuk ishte zgjedhur. Në këtë rast këshilli mbikqyrës duhet të vendosë sa më parë.Skandali në BSH, ndikim negativ në imazhBanka e Shqipërisë është e cënuar në aspektin e imazhit dhe nga ana psikologjike. Por stafi dhe drejtoritë kryesore, janë të gjitha në funskion normal. Unë nuk jam punonjës i Bankës së Shqipërisë për të pasur ndjeshmërinë dhe për të kuptuar se çfarë ndodh brenda Bankës, por nuk besoj se banka cenohet apo cënon rëndë sistemin.