Shkarkimit i Fullanit, si ndryshoi qëndrimi i Këshillit për një muaj

Rreth një muaj më parë kur edhe skandali i Bankës së Shqipërisë sa vinte e zmadhohej, Këshilli Mbikqyrës nuk pranoi që të niste procedurat për shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani.Ka qenë Ermelinda Meksi, anëtarja e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, e vetmja e propozuar nga Partia Socialiste në të, e cila kërkoi dorëheqjen e Guvernatorit të Bankës, Ardian Fullanit dhe doli hapur si inisiatorja e vetme që ka thirrur, mbledhjen urgjente të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.Madje kjo kërkesë nuk u bë vetëm një herë por disa herë por askush nga anëtarët e tjerë të Këshillit nuk e Mbështeti.Kërkesën për shkarkimin e Guvernatorit, Ermelinda Meksi e ka bërë publik edhe në faqen e saj sociale në Facebook.Por gjithçka ka ndryshuar me arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani çka ka detyruar në një farë mënyrë Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë që të mbajë një mbledhje të jashtëzaknoshme e cila ka zgjatur për disa orë.Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ndryshoi komplet qëndrim dhe shkarkoi nga detyra Guvernatorin, Ardian Fullani. Vendimi u mor një ditë pas arrestimit të tij, në mbledhjen urgjente të thirrur mbrëmjen e 6 shtatorit.Pas shumë orësh diskutime Këshilli ka komanduar zv/Guvernatoren, Elisabeta Gjoni në krye të BSH-së dhe në bazë të ligjit për Bankën e Shqipërisë në mungesë të Guvernatorit ose në pamundësi të tij kompetencat i kaluan zv.Guvernatorit.Në bazë të kësaj drejtimin e Bankës së Shqipërisë aktualisht e merr në dorë zv.Guvernatorja Elisabeta Gjoni.