Xhihadisti nga Kosova Lavdrim Muhaxheri në kërkim nga Interpoli

Lavdrim Muhaxheri, që tashmë është lideri i luftëtarëve shqiptarë në grupin paramilitar të Shtetit Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS), në luftë në Siri e Irak është në listën e të kërkuarve nga InterpoliLavdrim Muhaxheri, xhihadisti shqiptar nga Kosova, i cili është pjesë e grupit terrorist të ISIS që po lufton në Siri dhe Irak për një shtet islamik, tani po kërkohet edhe nga Interpoli, raporton RTK.Muhaxheri, i cili para disa ditës publikoi disa fotografi ku shiheshin skena makabre teksa ia prente kokën një të riu, është dënuar ashpër nga institucionet shtetërore të Kosovë dhe bashkësitë fetare, duke përfshirë edhe Bashkësinë Islame të Kosovës.Emri i Lavdrim Muhaxherit tashmë gjendet edhe zyrtarisht në listën e kriminelëve më të kërkuar nga Interpol.Edhe Policia e Kosovës, para disa javësh ka bërë të ditur se ka lëshuar fletë-arrest për Muhaxherin.