10-vjet LSI, LRI aktivitete bamirësie në qytete të ndryshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2014, 18:42
LRI në qytetin e Lushnjes ka dhuruar gjak për fëmijët talasemikë, në kuadër të 10 vjetorit të themelimit të LSI-së.Pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Lushnje ishin të pranishëm edhe anëtarë të LSI-së, ku nënkryetari Petrit Vasili vlerësoi gjestin human të të rinjve.Ndërkohë aktivitete ka pasur edhe në Lezhë. Deputetja Monika Kryemadhi e shoqëuar edhe nga simpatizantë të kësaj force politike, ishin të pranishëm në Qëndrën e moshës së tretë të këtij qyteti, ku së bashku bënë dhe pastrimin e territorit.Nga ana tjetër edhe deputeti i LSI-së në Elbasan Bujar Klogjeri, së bashku me të rinjtë e LRI-së kanë vijëzuar të gjithë sinjalistikën rrugore në Elbasan, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve në qarkullim.