Dorëhiqet pas 10 muajsh në detyrë drejtoresha e Arsimit në Shkodër

Dorëhiqet pas 10 muajsh në detyrë, drejtoresha e Arsimit në Shkodër, Erjeta Laçej. Dorëheqjen e ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe e Sportit, ndërkohë që kjo e fundit pritet të emërojë drejtorin e ri të arsimit.Nuk dihen motivet se përse Laçej pas 10 muajsh në krye të DAR Shkodër dha dorëheqjen. Por burime për Ora News bëjnë më dije se ka qenë fluksi i punës dhe performanca jo e mirë.Perzgjedhja e saj u bë nëntorin e vitit të kaluar, pas një debati publik te organizuar në sallen e rektoratit mes 5 kandidateve ku u prezantuan platformat e tyre per arsimin ne Shkoder, duke vendosur pikat e forta dhe te dobeta, ku duhet nderhyrje imediate.Erjeta Laçej ka lindur më 2 prill 1971 dhe është diplomuar në universitetin e Shkodrës për cikël të ulet, e më pas për gjuhë shqipe. Së fundmi ajo ka ushtruar detyren e mësueses në shkollën 9 vjecare “I.