Festivali i filmit sjell “Shamikuqen” në Durrës
Durrës-9 shtatori rikthen emocionet e garës dhe të çmimeve në Durrës, ndërsa nuk do të mjaftojnë edhe të ftuarit specialë, mes tyre edhe Türkan Soray, aktorja e famshme turke, e njohur në të gjithë botën me filmin "Shamikuqja"Filmi i viteve 70 do të shfaqet natën e çeljes së Festivalit. Ky edicion përveç qytetit të Durrësit do të ketë një shtrirje edhe në katër qytete të tjera të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe Sarandë.Aktiviteti do të fokusohet në lartësimin e kinemasë në të gjitha format e saj. Festivali Veror i Durrësit do të hyjë në një dimension të ri duke u shtrirë në një disiplinë tjetër artistike, që është ajo e arteve figurative.Në këtë festival do të konkurrojnë 8 filma dhe do të zgjasë për 6 ditë me rradhë. "Arti, mbiemri i qytetit tim" është slogan i festivalit që do të mbledhë yje të kinemasë evropiane dhe asaj amerikane.