Plumb në kokë bashkëshortes, e kujton të vdekur dhe vetëvritet

Tiranë-Bashkëshorti qëllon me pistoletë gruan e tij dhe duke e menduar të vdekur është vetëvrarë. Krimi i rëndë në familje është shënuar pasditen e së shtunës rreth orës 17:00 në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.Mësohet se Elson Cenko 28-vjeç, pas një debati që ka pasur me bashkëshorten e tij Argela, e ka qëlluar atë me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka marrë në ballë.Menjëhere pas këtij veprimi 28-vjeçari ka qëlluar mbi veten,pasi ka menduar se bashkëshortja e tij kishte humbur jetën.Por plumbi që i ka dhënë vetes ka qënë fatal për jetën e 28-vjeçarit. Ndërkaq vajza e re është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.Forcat e komisariateve numër 5 dhe 6 mbërritën në vendin e ngjarjes dhe morën dëshmitë e familjarëve e të afërmve të tyre, prej të cilëve ka mësuar se çifti ka pasur debate kohët e fundit mes tyre.Gjithsesi rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe motivet e saj mbeten ende të paqarta.(Video: Raportimi i gazetares nga vendi ku ndodhi krimi)(Video: Raportimi i parë nga vendi i ngjarjes)