Intervista – Genti Beqiri: Arrestimi i Fullanit – Situata në BSH – 6 Shtator 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2014, 17:52
Duhet ndërhyrje emergjente nga ana e Këshillit Mbikqyrës, në mënyrë që Banka e Shqipërisë të kthehet në rifunksionim të plotë, ka deklaruar eksperti i ekonomisë Genti Beqiri. Ndërsa ka shtuar se Kuvendi ka një mundësi të rishikojë ligjin për funksionimin e BSH-së. Në një intervistë për RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Beqiri foli më tej lidhur me arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si dhe për situatën edhe mbarëvajtjen e bankës pas arrestimit të këtij të fundit.