Starova: NATO s’ka kapacitet të mbrojë 28 vendet anëtare
Tiranë - Arjan Starova, ish-zv/Ministër i Mbrojtjes, i ftuar në RTV “Ora News”, në studion e lajmeve, përballë gazetares Jonida Shehu, ka bërë një rezyme të Samitit të NATO-s, organizuar me datat 4 dhe 5 shtator në Wells.Starova tha se kapaciteti ushtarak i NATO-s, nuk është në gjëndje të përballojë shumë konflikte njëkohësisht, por përpiqet që i shmangë ato me dialog dhe diplomaci.Ndërsa tha se nëse dështojnë mjetet e saj diplomatike, ajo do jetë e gatshme të mbrojë popullsitë e 28 vendeve anëtare.Sipas tij Samitit të rëndësishëm për kohën në të cilën është organizuar takimi, si pasojë e frymës terroriste që është krijuar.Me tej shtoi se pavarsisht se misioni i saj në Afganistan po shkon drejt fundit, NATO është treguar e gatshme në Libi, në Veri të Afrikës apo dhe në Irak.Për krizën së krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës, Starova tha se Rusia po kundërshton ato marrëveshje, pjesë e të cilave ka qënë nënshkruese.Intervista me ish-zv/Ministrin e Mbrojtjes, Arjan StarovaJonida Shehu: Si e vlerësoni ju vetë Samitin e NATO-s që u mbajt në Uells?Arjan Starova: Nuk kam nevojë ta vlerësoj unë, po i referohem atyre që ka thënë Sekretari i Përgjithshëm dhe shumë ekspertë apo analistë, që është një ndër samitet më të rëndësishme. Sepse ndodh në një kohë kur situata e sigurisë jo vetëm që është mbushur kohët e fundit me shumë sfida, por është pikërisht në pikën e hapësirës euroatlantike.Kemi probleme në Ukrainë, kemi një aneksim të Krimesë nga Rusija, Libia ku fokusohet një luftë civile, kemi probleme në Siri, në Irak, Afganistan. Kështu që i gjithë ky hark që fillon nga Ukraina dhe kalon në Lindjen e Mesme dhe del në Afrikën e Veriut është me plot probleme. Ka disa probleme në Gjeorgji, në Moldavi, që është folur edhe në deklaratën e fundit të Samitit të NATO-s. E gjithë kjo situatë problematike, natyrisht që e bën Samitin e NATO-s, të datës 4 dhe 5 shtator, në Wells, shumë të rëndësishëm.Deklarata ka një rëndësi shumë të madhe se i referohet shumë rreziqeve të reja, krahas rreziqeve të vjetra. Rikonfirmohen parimet e Traktatit të Ëashingtonit, të ’49-tës, parimet e OKB-së, ose lë të themi të gjithë atë paketë ligjore që na jep të drejtë të themi se në botë ka një ndrim ndërkombëtarë i cili është cenuar seriozisht nga Rusia me ngjarjet në Ukrainë.Kështu që përveç përpjekjeve të mëparshme për mbrojtjen kolektive, Samiti ju referua edhe disa elementëve të rij, siç ishte elementi i kërcënimeve hibride. NATO me kërcënime hibritë nënkupton disa forma të maskuara dhe herë –herë edhe të hapura të ndërhyrjes në këtë rast të Rusisë në Ukrainë, kur mjete dhe njerëz futen në forma jokarakteristike, pa uniformë. Kështu që NATO duhet të ndeshet me këtë.Ky Samit ka dalë një angazhim shumë i rëndësishëm për rritjen e buxheteve ushtarake, kryesisht nga anëtarët që janë më të zhvilluar, por edhe shtete anëtare të tjera, përfshirë këtu edhe vendim më të pafuqishëm. Të gjithë duhet të angazhohen për të shtuar kapacitete mbrojtëse të tyre, sepse NATO duhet të i përgjigjet çdo lloj rreziku të mundshëm.Jonida Shehu: Samiti i NATO-s se këto po tentojnë nëpërmjet kanaleve diplomatike, apo këto po shterojnë gjithmonë e më tepër?Arjan Starova: Nuk mund të themi asgjë ende nëse po shterojnë mjetet diplomatike. NATO-ja dihet që është një aleancë politike ushtarake. Natoja në rradhë të parë përpiqet ti zgjidhë konfliktet me dialog, me paqe, me negociata. U përsërit edhe në deklaratën finale që gjithmonë është përfolur për ç’armatimin, pakësimin e armëve bërthamore.Në kushtet ku mjedisi i sigurisë është i paparashikueshëm, NATO-s i duhet që të përforcojë kapacitete e saj mbrojtëse që nëse dështojnë mjetet diplomatike, ajo të jetë e gatshme të mbrojë popullsitë e 28 vendeve anëtare. Natoja me masat dhe vendime t që jka marrë në samitin e funti , do të thoja që nuk është thjeshtë një aleancë apo ioragnizatë e cila mbështet dhe përqpiqet për sigurinë e 28 vendeve, por është një faktor i rëndësishëm edhe për sigurinë botërore.Kemi një shtim të aktivitetit të NATO-s, përmes mbrojtjes dhe masave për hapësirën e saj gjeopolitike euroatlantike, NATO jep një kontribut dhe për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Dje u rikonfirmua dhe një herë shtimi i bashkëpunimit të natos me OKB-në , me OSBE-në, me KE-në, si dhe me faktorë të ndryshëm të cilët ndikojnë në sigurinë dhe paqen në botë.Jonida Shehu: Për rastin e krizën në Ukrainë do ta ketë të vështirë të diskutojë me OKB-në për sa kohë Rusia vetë i ka bllokuar sipërmarrjen apo iniciativat ntë Organizatës ë së Kombeve të Bashkuara në këtë vend, duke vendosur veton.Arjan Starova: Nuk është problemi se Rusia ka marrë një akt të tillë, duke mos përfillur OKB-në, problemi është se Rusia duke qënë nënshkruese e disa marrëveshjeve, duke aneksuar Krimenë, duke bërë ato veprime në Ukrainën Lindore - ku me të drejtë Natos dhe lidërët e vendeve demokratike perendimore e cilësojnë si një agresion të hapur - Rusia po kundërshton pikërisht ato marrëveshje, pjesë e të ciLave ka qënë.Madje po të krahasojnmë qëndrimin e saj që mbante para një viti e gjysëm apo dy, në Siri, ajo fliste për dialog, etj. Në rradhë të parë është në thyerje të këtij rendit të ri ndërkombëtarë. Pra një nga elementët e rendit të ri ndërkombëtarë është që nuk ndryshohen kufinjtë me forcë. Kjo është shkelje e parimeve të lirisë, ku cënon atë që me të drejtë është përsëritur disa herë në deklaratën e NATO-s që Europa duhet të jetë e lirë, demokratike dhe e tërë.Jonida Shehu: Shumë analistë e kishin parashikuar që NATO do të ishte në një pozicion të vështirë nëse do të krijohej ndonjë incident më njërin nga vendet e Alencës, një incident i cili duket se po provokohet, edhe me atë çfarë ka ndodhur sot Moska ka marrë peng një ushtarë estonez me justifikim se bënte spiunazh. Kjo duket që do të na kthejë në pozicione të tjera.Arjan Starova: Nuk besoj se mund të flitet ende për përshkallëzim, këto janë lëvizje - që sipas asaj që lexoj unë - bëhen për të treguar muskujt, ose një lloj provë force që Rusia po përpiqet të tregojë. Llogaritë në fund të fundit i kanë bërë vetë ata, nuk besoj që ky incident është tregues shumë i fortë dhe i qartë që Rusia po shkon drejt një përshkallëzimi. Nuk është e thjeshtë. Ma merr mendja që jo vetëm Putini por e gjithë elita politike Ruse, që drejton vendin e kupton që nuk është e thjeshtë që të përballet një vend me një Aleancë të tillë, siç është NATO-ja, që ka kapacitete të fuqishme ushtarake, njërëzore dhe përvoja.Jonida Shehu: Shumë konflikte të hapura, a do t’i përballonte NATO të gjitha sëbashku të hapura njëherësh në këtë moment?Arjan Starova: NATO nuk pëqrballon shumë konflikte njëkohësisht, NATO po përpiqet të shmangen këto konflikte, duke bërë thirrje që të ruhen parimet e rendit ndërkombëtarë, por aktualisht NATO është e angazhuar vetëm në Afganistan, edhe atje e kalon misionin e saj dhe jua kalon autoriteteve afgane. Është e gatshe që të ndihmojë në Libi, në Veri të Afrikës apo dhe në Irak.Aktualisht NATO nuk është e anagazhuar në një konflikt. NATO e ka përsëritur që duhet të jetë e përgatitur që çfarëdo që të ndodhë, 28 vëndet duhet të mbrojnë territorin dhe popullsitë e tyre. Në çfarëdolloj sulmi. Që nga sulmet kibernetike të cilat prishin sistemet, deri të sulmet e rënda që kërcënojnë jetë.Jonida Shehu: Sipas agjensive sektere dhe intelihgjente, në bazë të informacioneve që ata kanë pasur që po përgatiten sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ku duhet të përqëndrohet vëmendja?Arjan Starova: Këto nuk mund të themi që janë kërcënime të reja sepse këto janë të parashikuara. Që mbas 2001 të sulmit të Kullave Binjake, terrorizmi është një nga kërcënimet e sigurisë në vend. Madje edhe në deklaratën e sotme u tha që terrorizmi vazhdon të mbetet një kërcënim i sigurisë dhe paqes botërore, por ne do ta konsiderojmë me seriozitetin më të madhe si deri tani.Por mënyra se si zhvillohen sulmet terroriste, natyrisht ndryshon. Nëpërmjet shkëmbimit të inteligjencës dhe nëpërmjet strukturave të veçanta që lidhen me shkëmbimin e informacioneve, me survejime nga më të ndryshmet, qoftë njerëzore, qoftë nëpërmjet aparaturave, besoj që është bërë një punë e madhe në parandalim të këtyre sulmeve.Jonida Shehu: Për pjesëmarrjen tonë në Samitin e Uellsit që është përmendur se do të ketë një rritje të buxheteve për ushtritë e vendeve të NATO-s.Arjan Starova: Këtë radhë për shkak të situatës të bërë shumë serioze me kërcënimet e sigurisë, buxhetet mendohet që të rriten. Për vendet e vogla siç është vendi ynë synohet të shkohet drejt një 2% brenda një 10 vjeçari, të mos ketë ulje. Është hedhur ideja që të forcohet më shumë bashkëpunimi. Shumë investime janë bërë për të ashtuquajturën një plan veprimi për gadishmëri shumë të lartë. Ideja është që të jetë një pjesë prej 5, 6 apo 10 mijë trupash të gatshme, përbërë nga shumë kombe.Intervista e plotë e Arjan Starovës në Ora News