Presioni i Greqisë çon Himarën në NATO, Kryeministri Rama takon Presidentin Obama
Samiti 2-ditor i NATO-s i ka hapur mundësinë kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, për të zhvilluar takime me liderët botërore, ku siç veçon vetë kreu i qeverisë, më i rëndësishmi është takimi me Presidentin Barak Obama.Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë me kokë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Paraardhësi im bënte një paradë të takimeve apo duarve që kishte shtrënguar nëpër korridore. Unë nuk do të bëj këtë paradë, por do të veçoj nga njëra anë bisëdën kokë më kokë me Presidentin Obama, takimin e struktuaruar me Sekretarin e shteti, John Kerry” – tha Rama.Kryeminstri Rama, në një konferencë për shtyp nga Wuellsi, zbardhi edhe takimin e së enjtes me homologun grek, Antonio Samaras, që duket se është dominuar nga shqetësimi helen për ndarjen e re territoriale.“Ndarja territoriale –administrative është një atribut i organeve vendimarrëse të Shqipërisë. Absolutisht për ne është e domosdoshme që të shkojmë përpara me këtë reformë, nga e cila përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë, qofshin ata me kombësi shqiptare, qofshin ata me kombësi greke” – theksoi Rama.Ndërkohë, për një tjetër çështje sensitive mes shteteve, atë të paktit detar, Rama tha se zgjidhja për qeverinë shqiptare bazohet në 3 parime, dialog, vullnet dhe barazi.“Ne kemi një pozicion shumë të qartë për këtë, dialog, barazi dhe vullnet , për të gjetur zgjidhjen sa më parë të një çështjeje ku nuk mund të kthehemi pas, por duhet të shkojmë përpara. Që do të thotë se na duhet një zgjidhje e qëndrueshme dhe e pranuar plotësisht nga të dy palët” – u shpreh kryeministri.Numr 1 i qeverisë shqiptare, u takua edhe me homolgun Renzi dhe Presidentitn e sapo zgjedhur të Turqisë Erdogan, ku nënvizoi se turqia është aleati strategjtik i Shqipërisë, duke hedhur poshtë çdo aludim për të kundërtën.Duke iu referuar takimeve 2 ditore të samitit, kryeministri tha se Shqipëria po vlerësoshet çdo ditë e më shumë nga faktorët ndërkombëtar, se operacioni në ndihmë të Irakut i ka dhënë vendin tonë një tjetër pozicion.