Shqipëri, rritet kreditimi, optimizëm mbi sistemin financiar

Tiranë- Niveli i kreditimit në Shqipëri ka regjistruar rritje për të tretin muaj rradhazi, duke rritur optimizmin mbi sistemin financiar në vendin tonë.Të dhënat e publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë kanë konstatuar se gjatë muajit korrik kreditimi u rrit me rreth 0.5% krahasuar me një vit më parë.Ekspertë të çështjeve ekonomike besojnë se rritja shënon një moment kthese në kreditimin e ekonomisë.Statistikat tregojnë se rritja e kredisë në muajin korrik ka ardhur kryesisht në segmentin kryesor të tregut, atë bizneseve dhe sipas analistëve ky fakt është mjaft i rëndësishem për rimëkëmbjen e kredisë.Përllogaritjet tregojnë se biznesi përbën shtyllen kryesore të kreditimit të ekonomisë, pasi zë rreth 66% të totalit e për rrjedhojë rritja e kreditimit në këtë sektor përbën një lajm mjaft pozitiv jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithe ekonominë në Shqipëri.Për më tepër të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë kanë konstatuar se rritja e kredidhënies në muajin korrik ka ardhur si në segmentin e depozitave në valutë, ashtu edhe në lekë.Përsa i përket sistemit bankar në veçanti, një zhvillim mjaft pozitiv mbetet frenimi i kredive me problem, të cilat aktualisht janë pozicionuar në kuotën e 24%.Edhe pse në nivele mjaft të larta, ekspertët besojnë se frenimi i ketij indeksi përbën një sinjal mjaft pozitiv për sistemin bankar në Shqipëri.Përllogaritjet tregojnë se stabilizimi i kredive me probleme ka sjellë edhe përmirësim të ndjeshëm të rezultatit financiar të sistemit bankar, i cili për 6-mujorin e parë të këtij viti arriti vlerën rekord prej 5.4 miliardë lekësh.Sipas analistëve ulja e kredive me probleme, gjatë 12 muajve të fundit reflekton qëndrimin e kujdesshëm të bankave, të cilat shpeshhere kanë shtrënguar kushtet e kreditimit.