Durrës, Veliaj: Mbaroi histeria e Universiteteve që nuk ofrojnë punësim

Durrës- Arsimi profesional vazhdon hovin e promovimit nga Ministria e Punës. Së fundmi dhe në ditën e tij të dasmës, Ministri Veliaj ka qenë në Durrës ku ka vëzhguar punimet për shkollën profesionale 'Hysen Çela', ku risi përbën futja e degës së peshkimit."Dua të informoj prindërit durrsakë se ka mbaruar histeria e universiteteve që nuk iu ofronin punë askujt. Sot kërkesat në zyrën e punës janë për arsim profesional, për njerëz që kanë mbaruar për hoteleri-turizëm, dizajn apo konfeksione, drejtime të cilat i ofron shkolla 'Hysen Çela'", "Durrësi ka një potencial fantastik në fushën e hoteleri-turizmit. Cila më mirë sesa një shkollë hoteleri-turizmi mund të përgatisë të ardhmen e kësaj sipërmarrjeje në Durrës", deklaroi ai.Sipas tij, në Durrës ka një zhvillim edhe në fushën e konfeksioneve, për të cilën duhet pranuar vërejtja se ne mësojmë vetëm një segment të punës së fasonëve, qepjen.Ministri Veliaj vuri në dukje se këtë vit ka pasur rritje të regjistrimeve në shkollat profesionale, ndërsa u bëri thirrje investitorëve që t'u ofrojmë edhe pjesën logjistike, të dizajnit, stilimit dhe inxhinierisë tekstile kësaj shkolle.