Shkodër, Policia Rrugore aksion për stabilizimin e qarkullimit
Shkodër- Policia e qarkullimi rrugor ka nisur një aksion për evidentimin dhe stabilizimin e qarkullimit rrugor, duke zhvilluar kontrolle të rrepta ndaj mjeteve dhe drejtuesve të cilët kryejnë transport pasagjerësh.Në aksionin e ditëve të fundit janë zhvilluar kontrolle të rrepta ndaj automjeteve, të cilët njihen ndryshe edhe si 6 vendëshe, të cilët kryejnë transport pasagjerësh dhe shërbime të tjera.Gjatë këtyre ditëve është bërë kontrolli i 28 mjeteve, të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, prej të cilëve 5 drejtues mjetësh janë ndjekur penalisht pasi kanë fshehur të ardhurat e tyre të përfituara nga puna e bërë me këto mjete transporti.Ndërsa 1 automjet është bllokuar për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe lejeve përkatëse për të kryer transport udhëtarësh.Sipas drejtuesve të Policisë Rrugore të Shkodrës këto aksione po bëhen me qëllim shmangien e konkurencës së pandershme dhe stabilizimin e transportit të pasagjerëve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.Nga policia e Shkodrës mësohet se kontrollet do jenë të rrepta edhe në ditët në vijim.