10-vjet LSI, Meta: Më shumë përgjegjësi sociale dhe solidaritet
10-vjetorin e themelimit të partisë, LSI e ka shndërruar në një ditë aktivitetesh bamirësie. Vetë kreu i LSI-së, Ilir Meta, iu bashkua aksionit të të rinjve të LRI-së, për pastrimin dhe rikonstruksionin e ambjenteve të dy qendrave sociale, Shtëpisë së Fëmijëve "Zyber Hallulli" dhe Qendrës së Zhvillimit "Pëllumbat" .Aksioni, u shoqërua me apelin për më shumë përgjegjësi dhe solidaritet ndaj njerëzve në nevojë.“Ky është një aksion i cili nuk përfundon sot, do të kërkojë kohën e tij dhe unë jam i bindur që ne do të kemi mundësi të vijmë përsëri pas disa javësh, pas disa muajve, për të parë ambiente tërësisht të transformuara sepse është e rëndësishme të rrisim përgjegjësitë sociale, është e rëndësishme që të zhvillojmë solidaritetin tonë me të gjithë komunitetet që kanë më shumë nevojë për ndihmë, për mbështetje dhe për solidaritet”tha Meta.Në ditën e 10-vjetorit të themelimit, kjo forcë politike ka organizuar në të gjithë vendin një sërë aktivitetesh sociale.Një nga figurat kryesore të LSI-së, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, u angazhua në pastrimin e mbikalimit të Kasharit.Ministri, Edmond Haxhinasto, e cilësoi këtë nismë si një mënyrë për të treguar shërbimin ndaj qytetarëve.Kjo përkon edhe me vizitën që do të ketë së shpejti në Shqipëri edhe Papa Françesku për ta pritur në mënyrë sa më dinjitoze, siç e meriton ai.