Shkolla e parë shqipe, Kotherja: Të mohosh mësonjtoren, hedh poshtë rilindasit
Korçë - Debati rreth shkollës së parë shqipe, nëse është hapur në veri apo në jug, nuk ka kaluar pa komente nga historiani Niko Kotherja, njëkohësisht edhe drejtori i muzeut të Korçës.Sipas tij, shkollat fetare datojnë që në 1600-n, por në to nuk mësohej shqipja e pastër si në mësonjtoren e korçës. Ai shton se nuk ka dokumente që të vërtetojnë se në këto shkolla mësohej shqip si në rastin e shkollës së Korçës.Sipas Kotheres të hedhësh poshtë shkollën e parë shqipe të Korçës do të thotë të hedhësh poshtë, Naim Frashërin dhe patriotë të tjerë që kanë dhënë kontributin për arsimin shqiptar duke trumbetuar shkollat me karakter fetar.Para hapjes së mësonjtores, në Korçë ka pasur edhe të tjera godina ku mësohej abetarja e Naum Veqilharxhit por që kryesisht ishin shkolla me karakter fetar dhe nuk mësonin gramatikën e gjuhës shqipe./nzh/oranews online/