Bajram Curri mungon infrastruktura, i ngjason një fshati të harruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2014, 14:52
Tropojë-Ka 25 vite që në qytetin e Bajram Currit mungojnë investimet kryesisht në infrastrukturë duke bërë që ky qytet të ngjajë më shumë me një fshat të harruar.Kryebashkiaku i Bajram Currit, Agron Demushi shprehet se shumë prej rrugëve në këtë qytet janë në këtë gjendje, ndërsa tani po i nënshtrohen rikonstruksionit.Turistët që duan të njohin zonën e Tropojës janë shtuar në numër, megjithatë për këtë qytet duhet bërë më shumë jo vetëm në infrastrukurë por edhe në mirëmbajtje për të investuar për një ambient të pastër, pasi në jo pak raste inertet dhe mbeturinat qëndrojnë buzë rruge.Përtej të gjithave, shpresa vdes e fundit, prandaj edhe për Bajram Crruin do të vijë koha që do të ketë ndryshim në pamjen e tij.