Romët e Tropojës në harresë, presin premtimin e Veliajt për t'i strehuar
Tropojë-Të harruar e në mëshirë të fatit ndihen rreth 300 romë që jetojnë në Tropojë. Të vendosur aty pas viteve '50, kjo kategori nuk është përkrahur asnjëhere, pasi ata kanë jetuar e vazhdojnë të jetojnë në baraka.Romët e Tropojës kërkojnë me të drejtë të përmirësojnë jetën e tyre, pasi në këto kushte mbijetesa është gati e pamundur.Herë duke punuar si kovaç e herë pa punë, më shumë të sëmurë sesa të shëndetshëm, pasqyrohet gjendja e fëmijëve dhe e të rriturve të kësaj pakice kombëtare.Romët e Bajram Currit janë në pritje të realizimit të premtimit të Ministrit, Erion Veliaj, për ndryshimin të gjendjes ekonomike.Premtimi për të ndërtuar një pallat ku të mund të strehohen 300 romët e Tropojës ende nuk është realizuar, e deri atëherë ata duhet të presin.