Avokati i Elivar Golemit: Masa e sigurisë e paligjshme
Avokati Fatos Shanaj ka vizituar në ambientet e Policisë së Tiranës, klienten e tij, kryeinspektoren e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi e cila u arrestua mbrëmjen e 5 shtatorit 2014.Pas takimit Shanaj ka dhënë edhe një deklaratë për mediat ku ka deklaruar se masa e sigurisë “arrest me burg” për Golemin është e paligjshme.“Është dhënë një masë “arrest me burg” në mungesë që për mua është e paligjshme. Procedura e është e paligjshme, sepse që të vish të ligjshmëria e arrestit duhet të ndjekësh proçedurën e arrestimit. Për gjykimet në mungesë ka kushte proceduriale kur bëhen, në raste mungese. Kështu na heq mundësinë ne, të mbrojtjes në Gjykatën e Shkallës së Parë.”Shanaj tha se të hënën do të kërkojnë ankimimin e vendimit në Apel, pasi Shkalla e Parë u ezaurua.“Të hënë do të jetë vetëm verifikimi i masës së sigurisë dhe kushteve të sigurimit”, u shpreh avokat Shanaj.Lidhur më atë se pse nuk u paraqit Golemi në Komisionin e Sigurisë Shanaj deklaroi se nuk e di arsyjen se pse nuk u paraqit, pasi nuk kishte diskutuar për këtë.