Durrës, plagoset me plumb në kokë 16-vjeçari, në kërkim autori

Durrës-Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e plazhit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme.Sipas burimeve të policisë, shtetasi B.I, 16-vjeç është qëlluar me plumb në kokë.Gazetari ynë Llambi Kallço thotë se, i plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë pasi plumbi i ka përshkuar kafkën.Dyshohet se shkak i kësaj plagosje të rëndë është një konflikt i çastit. Autori ka qëlluar nga një distancë e afërt dhe pasi ka kryer krimin është larguar në këmbë me vrap në një rrugicë.Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, 17-vjeçari me iniciale E.G, i proceduar dy herë më parë për dëmtime me dashje në vitin 2012.“Sot, në lagjen nr 14 Durrës është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit shtetasi B.I, 16 vjeç, banues në Durrës. Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi E.G, 17 vjeç, banues ne plazh, i proceduar dy herë më parë për dëmtime tjera me dashje në 2012 dhe plagosje rëndë me dashje me 05.04.13 ku mbeti i plagosur i dëmtuari i ngjarjes së sotme dhe në mënyrë aksidentale edhe pronari i internetit në lagjen 13. Në vendin e ngjarjes u angazhuan menjëherë shërbime policie, grupi hetimor vijon veprimet e para” thuhet në njoftimin e policisë.Blutë kanë ngritur postoblloqe në disa zona dhe po punojnë për kapjen e 17-vjeçarit.