Vlorë, 17 kopshte dhe 3 çerdhe publike për 180 mijë banorë

Në Vlorë, ndërsa popullsia në qytet kap shifrën e 180 mijë banorëve, operojnë 17 kopshte publike që nuk pranojnë më regjistrime për shkak të numrit të lartë të kërkesave.Shumë nëna kërkojnë të regjistrojnë fëmijët në sistemin publik për shkak të diferencës së çmimit me atë privat, në kopshte shtetërore me drekë paguhen 3500 lekë, në atë privat trefishi.Me qindra familje në Vlorë kanë fëmijë të vegjël, të moshës nga 10 muajsh deri në  tre vjeç, që kanë dëshirë apo nevojë t'i cojnë në çerdhe, por në qytetin bregdetar, operojnë vetëm tre të tilla.Konkretisht çerdhja nr. 2, e cila është në lagjen 24 maji, çerdhja nr. 4, pranë gjendjes civile, dhe cerdhja nr. 15, pranë qendres Aulona në lagjen 29 nëntori. Këto tre çerdhe, secila me kapacitet maksimal në 20-25 femijë.Ndërkohë nga të dhenat zyrtare që vijnë nga materniteti i Vlorës rezultojne mesatarisht 1450 lindje në vit.