Samaras-Ramës: Shqetësim reforma territoriale dhe nacionalizimi çam

Takimi mes Kryeminsitri Rama dhe homologut të tij grek Samaras duket se nuk ka kaluar aq i qetë sa u pasqyrua nga zyra e shtypit të kryeministrit shqiptar.Mediat greke raportojnë se kreu i qeverisë greke i ka shprehur hapur Ramës shqetësimet e Athinës zyrtare për një sërë çështjesh, kryesisht për reformën adminsitraito-territoriale dhe nacionalizmin çam.Mediat greke shkruajnë se në fillim të takimit Samaras ka shprehur kënaqësinë e qeverisë greke për marrjen e statusit kandidat nga ana e Shqipërisë, ndërsa ka shtruar edhe disa çështje të axhendës së marrëdhënieve dypalëshe.Sipas agjensisë së lajmeve ANA, Samaras ka kërkuar ndërhyrjen personale të Ramës "për trajtimin e çështjeve që u ngritën në zonën e Himarës pas reformës administrative". Po ashtu, Samaras ka kërkuar një qendrim ndaj "trumpetave nacionaliste të çamëve".Kryeministri grek i ka kujtuar homologut shqiptar se respektimi i të drejtave të njeriut është pjesë e proçesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e takimit që ka zgjatur rreth 30 minuta, ka qenë edhe marrëveshja e anulluar nga ana e gjykatës kushtetuese të Shqipërisë për kufirin e detar, ku Samaras ka përsëritur qëndrimin e palës greke se duhet të zgjidhet mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare.Nga ana e tij, siç bën me dije agjencia greke e lajmeve, kryeministri shqiptar Edi Rama, ka falënderuar kryeminsitrin Samaras për mbështetjen e sinqertë të Greqisë ndaj Shqipërisë, ndërsa ka theksuar se e njeh ndjeshmërinë e kryeministrit grek për çështjen e minoritetit.Rama ka garantuar personalisht respektimin e të Drejtave të Njeriut dhe se nuk ka ekzistuar asnjë qëllim që të dëmtohet minoriteti grek. Gjithashtu, kryeministri shqiptar iu referua rreziqeve nga shpërthimi i fondamentalizmit fetar në rajon, ndërsa nënvizoi bashkëpunimin e mirë të dy policive në përballimin e krimit.Asnjë nga këto çështje nuk është përfshirë në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit Rama, ku vetëm nënvizohet se në takim u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë, të diskutuara në kuadër të platformës së Samitit të Berlinit. Takimi u zhvillua në Në port, Wales, në kuadër të Samitit të MATO-s dhe dy kryeminsitrat shoqëroheshin nga minsitrat respektivë të jashtëm.