Lezhë, viti i ri shkollor me ambiente ku punohet, mësimi do bëhet pasdite
Lezhe-Viti i ri shkollor nuk do të nisë pa probleme në Lezhë, për shkak të rikonstruksioneve të nisura në disa shkolla dhe kopshte.Nxënesit do të jenë të detyruar të zhvendosnen në ambiente të tjera.Sipas drejtorit te arsimit në Lezhës Bardhok Pulaj, ndonëse ka vështërsi janë marrë masa për një nisje normale të vitit të ri shkollor.“Problemet vijnë për arsye të rikonstruktimit të disa shkollave. Shkolla Gjergj Fishta është në rikonstruksion, pra dhe nxënësit do të bëjnë mësim pasdite në një shkollë tjetër. Të gjitha shkollat që po rikonstruktohen po bëhen rikonstruksione afatgjata.”Kreu i arsimit në Lezhës ka bërë të ditur se këtë vit do të tentohet që të gjithë mësuesit të japin mësim në profilet e tyre, për të rritur cilësinë e proçesit mësimor dhe në mënyrë që nxënësit të marrin dijet e duhura.