Nikolla me drejtuesit e Universiteteve Private: Mos kompromentoni me cilësinë
Në pritje të nisjes së vitit të ri akademik, studentët të cilët studionin në një nga 18 universitetet private që iu hoq licenca janë në dilemë për vazhdimësine e studimeve. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Universiteteve Private të cilët do të vazhdojnë aktivitetin e tyre.Gjatë fjalës së saj ministrja Nikolla foli për shansin e dytë që do t’i jepen atyre studentëve. Nikolla deklaroi se ministria është e vendosur jo vetëm që studentëve t’i jepet një mundësi, por edhe mos komprometohet niveli i arsimit të lartë.“Takimi i sotëm është për procesin e menaxhimit për shancin e dytë për studentët që kanë vijuar studimet në 18 universitettet private që iu është hequr licenca. Lejomëni të pëtrsër vendosmërinë tonë, jo vetëm për të mundësuar shancin e tyre, por Shansi i dytë i tyre pa ceduar nivelin e arsimit të lartë. Do të thotë që ju keni ngritur komisione për të kontrolluar çdo dosje, për të mësuar vijueshmërinë në cilësi dhe ligjshmëri. Lehtësi në procedura, kjo nuk do të thotë të cedoni, por të jeni të gatshëm të prisni studentët. Ajo që nuk duhet të komprometohet është cilësia dhe verifikimi i standardeve të studentëve nga uiniversitetet që ata vijnë”, tha Nikolla.Në lidhje me diplomat që janë marrë në Institucionet e Arsimit të Lartë Privat që i është hequr liçenca, Nikolla u shpreh se nuk ka asnjë paragjykim për këtë, pasi standardin e tregut të punës nuk e vendos qeveria.“Nuk ka asnjë lloj prapaveprues, situata lidhet me kriteret e ligjshmërisë. Diplomat janë ato që janë. Nuk është qëveria që vendos standardet e tregut të punës, por tregu i punës vendos standardet e veta. Pra nuk ka asnjë lloj paragjykimi për diplomat që janë marrë deri më sot”, tha Nikolla.