Veliaj: Biznesmenët e Fierit - model, të majtë e të djathtë po punësojnë njerëz

Fier – Biznesmenë të majtë dhe të djathtë në Fier kanë përfituar fonde nga qeveria për të punësuar sa më shumë njerëz në ndërmarrjet e tyre fason dhe kësisoj, 250 gra e vajza të këtij rrethi kanë lënë shtëpitë dhe tashmë marrin një pagë.Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Velia ka vizituar sot një ndërmarrje të tillë në qytetin e Patosit, ku e thotë hapur se ai dhe pronari i saj janë në dy parti të ndryshme, njeri në qeveri e tjetri në opozitë, “por kur vjen puna tek çështja e punësimit, ne të gjithë jemi një parti, - shprehet Veliaj, - sepse ka vetëm një interes publik dhe politik që të punësojmë sa më shumë shqiptarë.”Vetëm në një ndërmarrje fason të Patosit janë punësuar 91 zonja, falë Fondit të Punësimit dhe ministri Veliaj ka premtuar se do të ketë edhe një raund të dytë investimi për kompani të tjera.“Përtej diferencave tona politike, - theksoi Veliaj, - ka një diferencë që ne nuk e kemi. Sipërmarrës model bëjnë një detyrë që shteti nuk e bën aq mire, punësimin e njerëzve.”Në rrethin e Fierit janë miratuar gjithsej 9 programe të nxitjes së punësimit, me një fond prej 17 milion lekësh. Subjektet përfituese i përkasin kryesisht fushës së konfeksioneve, ndërtimit, etj.