“Shqipëria jo duhanit”, Beqaj: Ta shtrijmë kudo

Ndërkohë që ligji antiduhan ka hyrë në fuqi, dhe kontrollet nga inspektoriati kanë filluar, po zhvillohen edhe aktivitete për të sensibilizuar qytetarët.Në aktivitetin sensibilizues “Shqipëria jo duhanit”, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se ky sensibilizim duhet shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij ka pasur edhe nga ata qe e kanë kundërshtuar këtë ligj."Këtë aktivitet duhet ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë. Shpesh herë themi se zbatimi i ligjit ngelet vetëm brenda për brenda unazës së vjetër të Tiranës. Suksesi do të jetë edhe sa kapilar do të arrijmë të jemi . Ne jemi të vendosuir t'i japim inspektoriatit të gjithë mbështetjen e nevosjshme që edhe ai te jetë pjesë e aktivitetit për ta bërballuar këtë sfidë. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm ti urojmë nismës suksese, normalisht që do të ketë edhe kundërshtime", tha ministri Beqaj.