Basha paralajmëron: Rama do të përgjigjet për gjithçka që ka bllokuar
Tiranë – Kryebashkiaku Lulzim Basha e ka paralajmëruar sot Kryeministrin Edi Rama se nuk do të mundë dot t’i shpëtojë përgjegjësisë për bllokimin e mijëve vendeve të punës në Tiranë, duke penguar projektet e mëdha që ishin gati për të filluar.Basha ka deklaruar sot, pas përurimit të kopshtit nr.1 të kryeqytetit, se “punësimi është një plagë e madhe në qytetin tonë, e Bashkisë së Tiranës, e cila ndonëse nuk është përgjegjësja kryesore për gjendjen ekonomike, ka marrë përgjegjësi, që në ditën time të parë si kryebashkiak. Ia kemi dalë në tre vjet që të paktën sipas statistikave të qeverisë, të krijojmë 25 mijë vende punenë qytetin e Tiranës, por mijëra vende të tjera pune mbeten të bllokuara për shkak të projekteve të bllokuara me verbëri politike nga Kryeministri Rama dhe për turpin e tij, ish-kryebashkiaku i këtij qyteti.”Basha vuri në dukje se “Kryeministri Rama po mundohet t’i ikë ballafaqimit për të vërtetën e bllokimit politk të qytetit të Tiranës, të veprave të qytetit të Tiranës, por nuk mund t’i ikë kurrë përgjegjësisë para qytetarëve të Tiranës. Ndaj, si kryetar i Bashkisë jam i vendosur që nga njera anë t’i përgjigjemi kësaj bllokade të paligjshme, me të gjithë rrugët ligjore dhe institucionale, siç i jemi përgjigjur deri më sot e ku për fatin e mirë të qytetarëve, sistemi ka funksionuar dhe për fatin e keq, duhet të shkojmë në gjykatë për të marrë diçka që ligji e jep dhe nga ana tjetër, nuk do të reshtim së denoncuar këtë recidivist, që po vendos interesat politike mbi interesat e qytetarëve të Tiranës.”E theksoj edhe njëherë, - tha kryebashkiaku, debatit poi ikën, ballafaqimit poi ikën, por përgjegjësisë nuk do t’i ikë dot!Kryebashkiaku Basha i dha këto deklarata pas vizitës në kopshtin nr.1 të kryeqytetit, të rindërtuar dhe të pajisur sipas standarteve evropiane me investimin e Bashkisë.“As muret e Koloseut nuk ishin aq të amortizuar sa muret e këtij kopshti ndërsa sot, kushtet e krijuara janë optimale, - tha Basha. - Vogëlushët që do ta frekuentojnë do të gëzojnë standartin europian, që e meritojnë, sepse mendoj se do të jenë gjenerata e parë, që do të gëzojnë të qenit qytetar europian.Ne jemi të vendosur që edhe pse buxheti i vitit 2014 u vonua me 6 muaj, planifikimin që mundëson shtimin e vendeve për fëmijë në kopshte e çerdhe, ta kthejmë në punë, në vepra.”(Video: Deklarata e Lulzim Bashës për Ramën)ar.sh/Oranews.tvPamje nga kopshti nr.1 në Tiranë, pas ivestimit nga Bashkia

