Aksident në aksin Lezhë-Laç, përfshihen 5 automjete, s’ka të lënduar

5 automjete janë përfshirë në aksident në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të Urës së Milotit, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar, ka pasur vetëm dëme materiale. (Foto ilustruese)Shkak i aksidentit ka qënë ndërpjerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga një automjet, më pas 4 automjetet e tjerë janë përplasur njëri pas tjetrit.Si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar.Policia ka mbëritur në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e detajeve të aksidentit, si dhe sistemimin e trafikut.