"Kthemani heroin tim…!", thirrja e dëshpëruar e vajzës së pengut të ISIS

"Kthemani Heroin Tim". Kjo është thirrja e dëshpëruar e vajzës së pengut britanik David Haines në duart e Shtetit Islamik. Vajza 17 vjeçare përmes mesazheve në rrjetet online ka kujtuar se babai i saj është veçse një vullnetar që u shërben vendeve të varfëra, duke theksuar se do të jepte gjithçka që babai i saj të kthehet në shtëpi.Teksa qeveria britanike punonte dëshpërimisht për të shpëtuar jetën e pengut britanik David Haines, në familjen e tij gjendja është dramatike për shkak të një sërë mesazhesh online që vajza e tij adoleshente ka lëshuar në drejtim të pengmarrësve.Vajza e tij 17-vjeçare, e cila jeton në Përth të Skocisë, kërkon "t'i kthehet në shtëpi heroi i saj".  Vajza e Heinsit publikoi në rrjetet sociale një foto të saj me të atin, në Festën e Babait, me mbishkrimin "Babush, vetëm pse nuk je këtu, nuk do të thotë që të mungosh në festë".Vajza e përshkroi të atin si personin me më tepër ndikim në jetën e saj: "Kam kaluar një vit vërtet të vështirë pa babin tim. Mendoj se heronjtë ekzistojnë në këtë botë, por nuk dalin rrugëve me pelerinë. Mund të duket qesharake, por unë mendoj se babi është heroi im!"44-vjeçari, babai i dy fëmijëve, është kërcënuar se do të jetë i ekzekutuari i radhës në fund të videos së lëshuar nga IS këtë javë ku i pritej koka gazetarit amerikan, Stiven Sotlof. Biraniku, i cili punonte në Siri si vullnetar, u rëmbye nga një kamp refugjatësh në marsin e vitit të kaluar dhe është në listë për t'u ekzekutuar nga grupimi ekstremist.david haines(Në foto: David Haines, personi i cili pritet të jetë i ekzekutuari i rradhës nga IS)